Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës hapet në fund të muajit, kompanitë shqiptare kanë fituar ekspertizë

Më datë:


Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna

Loti 4 është një lot shumë kompleks, pasi këtu nevojitej ndërtimi i një ure rreth 420 metra për të ardhur në të njëjtin nivel me lotin 3. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje. Projekti e trajton zonën edhe me elementët urbanë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në këtë kantier, nga ku bëri të ditur se brenda datës 31 dhjetor të gjitha lotet e Unazës së Madhe do të jenë të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve.

“Planifikojmë që brenda fundit të këtij muaji, para datës 31 dhjetor që të dorëzojmë për akses të automjeteve të gjithë segmentin e Unazës së Madhe, pra pjesën e Unazës Lindore e cila ka qenë në ndërtim prej disa muajsh”, tha Balluku.

Sipas saj, tashmë veprat infrastrukturore nuk zgjasin më me vite por me muaj.

Njëkohësisht, zv/kryeministrja Balluku informoi se e gjithë autostrada në ato zona ku ka intensitet ndërtimesh është e izoluar me pjesën e bllokimit të zhurmave.

Zv/kryeministrja vuri në dukje se përfundimi i të gjitha loteve të Unazës u arrit edhe falë ekspertizës që tashmë kanë fituar kompanitë shqiptare.

“Shqipëria tashmë ka kompani që kanë kapacitete të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër kanë edhe ekspertizën e duhur. Me ndërtimin e të gjitha urave, tuneleve, autostradave me kritere, sinjalistikë e kushte sigurie të njëjta me ato të BE, mund të themi që kompanitë shqiptare tashmë janë më të përgatiturat në rajon. Kjo tregohet edhe në afatet e dorëzimit. Volumet të cilat po dorëzohen në këtë segment janë të jashtëzakonshme, të bëra në një kohë rekord. Kjo tregon kapacitetin dhe ekspertizën që kompanitë shqiptare tanimë kanë”, theksoi ajo.

Balluku shtoi se krijimi i këtyre eksperiencave është i rëndësishëm.

“Shqipëria është tashmë një kantier i madh nga veriu në jug, ku po ndërtohen jo vetëm rrugë ndërqytetëse, autostrada të kategorisë “A”, por po ndërtohen porte dhe aeroporte që nuk kanë asgjë ndryshe nga veprat infrastrukturore të Europës”, tha ajo.

Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...