12.5 C
Tirana

Balluku në Kukës: Në datë 20 prill firmosim për aeroportin e Vlorës

Më datë:

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ishte në aeroportin e Kukësit i cili nesër do të presë emigrantët shqiptarë nga Londra.

Ministrja tha se ky do jetë një udhëtim promocional, dhe gjithçka është gati që çunat e Londrës të vijnë.

Ndërkohë Balluku tha se menjëherë pas Kukësit do vijohet me procedurat për aeroportin e Vlorës , ku në datë 20 prill firmoset kontrata me kompaninë koncensionare.

Balluku: Ky do jetë aeroporti i shqiptarëve , i ndërtuar mbi bazën e konceptit për tu shërbyer të gjithëve. Edhe çmime kompetitive. Si çdo projekt i madh përfitimet janë të mëdha, punësimet, injektimi nga kargot, numri i pasagjerëve që do rriten, numrit të turistëve.

Do kemi një element të ri të zhvillimit. Të punësuarit do jenë nga Kukësi, përveç atyre punësimeve që kërkojnë përgatitje specifike.
Me përfundimin e aeroportit të Kukësit në datë 18 me uljen e avionit të parë, vëmendja do jetë në aeroportin e Vlorës, se ne datë 20 firmosim kontratën koncensionare me fituesin dhe më pas koncensionari të vazhdojë punën.

18 prill fluturimi i parë, nga Kukësi. Çunat janë gati, dhe në datë 18 janë këtu dhe i pret Rama, kanë mbetur vetëm përgatitjet e fundit.

Destinacionet: për disa qytete në Zvicër, si dhe ato italiane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...