23.5 C
Tirana

Balluku inspekton punimet në lotin 3 të rrugës Porto Romano-Durrës: I përgjigjet zhvillimit ekonomik dhe urban të zonës

Më datë:

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve  në lotin 3 të rrugës Porto Romano-Durrës si dhe respektimin e afateve kontraktuale për dorëzimin e kësaj vepre. Ministrja Balluku theksoi se investimi që po bëhet në infrastrukturë i përgjigjet zhvillimit të zonës, si nga ana industriale përmes projekteve që janë parashikuar, ashtu edhe nga ana urbane.

“E gjithë zona ka një plan zhvillimi, i cili është plan industrial. Në zonën e Spitallës ne kemi përfunduar procedurën, është firmosur edhe kontrata, përsa i përket ndërtimit të parkut të dytë fotovoltaik më të madh në vend, atë të Spitallës i fituar nga kompania franceze Voltalia me 100 megavat, ku shteti do të përfitojë 70 megavat nga e gjithë sasia. Ndërkohë janë 60 hektarë, të destinuara për të kryer funksionet e përpunimit të të gjitha mallrave, që do të vijnë nga porti i ri, i cili do të lidhet me anë të kësaj rruge por edhe me anë të një linje të dedikuar hekurudhore. Nga ana tjetër, pjesa e Eco Parkut tani duke mbyllur të gjithë landfillin që ka qenë jashtë kontrollit për vite të tëra edhe duke krijuar edhe mundësinë e përmirësimit të mjedisit këtu, do t’i japë mundësinë qytetit të Durrësit të zhvillohet edhe nga ana urbane në këtë zonë”, u shpreh Balluku.

Rruga do të jetë e kategorisë A duke krijuar kështu mundësinë për të përballuar trafikun e automjeteve të cilat parashikohet të kalojnë në të, ndërsa është bërë e mundur edhe ndërhyrja në kanalet kulluese për të evituar përmbytjet në zonë.

“Ajo që për ne është shumë e rëndësishme, është që të ruhen afatet kontraktuale dhe në fund të shtatorit ne të kemi këtë vepër të dorëzuar, në funksion të automjeteve dhe të qytetarëve që kërkojnë ta aksesojnë”, shtoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aksi rrugor Porto Romano-Durrës ka një gjatësi totale prej 8.16 kilometrash. Dy lotet e para të kësaj vepre kanë përfunduar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ekstradohet nga Gjermania një grua rumune për mashtrim financiar ndaj një kompanie shqiptare

Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim...

Malaj: Bonusi për pensionistët në fundvit 10-15 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët...