6.5 C
Tirana

Balluku inspekton punimet në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, në nëntor nis puna për stacionet

Më datë:

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi të premten punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.

Balluku gjatë inspektimit tha se, tashmë punimet për këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re. Numri dy i qeverisë nënvizoi se për ti dhënë një hov të ri ecurisë së punimeve ka hyrë dhe makineria moderne “Tamping”.

“Makineri që nuk e kemi patur parë më parë në Shqipëri. Makineria drejton shinat, krijon stabilitet për sa i përket zhavorrit, çakullit dhe proceseve që duhen për të krijuar këtë linjë të re të hekurudhës”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja tha se 80% e proceseve për trasenë e hekurudhës janë bërë.

“Nuk është thjeshtë traseja, ku kemi ecur me një shpejtësi të mirë, ku rreth 80% e proceseve janë bërë. Jemi duke avancuar me komponentët e tjerë, siç është dhe pjesa e stacioneve. Pra është mbyllur gara ndërkombëtare dhe jemi në momentin që po lidhet kontrata për ndërtimin e 10 stacioneve”, tha Balluku, teksa u shtua se në nëntor nis dhe ndërtimi i tyre.

Punimet për vendosjen në punë të trenit elektrik që lidh Tiranën me Durrësin e më pas me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit po avancojnë.

Hekurudha Tiranë-Durrës, një projekt i rëndësishëm kombëtar që jo vetëm që do të përmirësojë lidhjen mes kryeqytetit, qytetit bregdetar dhe aeroportit, por gjithashtu do të kontribuojë në reduktimin e ndotjes dhe në zhvillimin e transportit të qëndrueshëm, pritet të përmbyllet në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Sipas projektit të kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do të nisin nga Durrësi, për të vijuar në Shkozet-Sukth-Vorë-Kashar, linja këto ekzistuese me nevoja për rikonstruksion.

Më pas aksi hekurudhor do të vijojë në Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë.

Stacioni i 9-të dhe i 10-të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë deri te Bulevardi i Ri. Ndërkohë stacioni i 11-të është menduar të shtrihet në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” – Bulevardi i Ri.

Treni i hekurudhës Tiranë-Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet në 100 km/orë. Hekurudha është e gjatë 39 km dhe financimi i saj mbështetet nga BERZH përmes një kredie me vlerë 70 milionë euro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...