20.5 C
Tirana

Balluku: Humbjet në sistemin energjetik në nivelin 17%, nga 45% në vitin 2013

Më datë:

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në nënstacionin elektrik “Tirana 2”, ku është investuar për rritjen e kapaciteteve transmetuese.

Balluku tha se ky investim garanton përmirësim të furnizimit me energji për rajonin e Durrësit dhe të gjithë zonën Jugperëndimore.

Ministrja Balluku tha se OST është shtylla kurrizore e rrjetit energjetik.

“Në vitin 2013 kur Qeveria Rama mori punët për të drejtuar, humbjet në sistem ishin 45% . Sot kemi arritur në 17% dhe kjo është një mesatare për të gjithë Republikën. Kemi vende si Kombinati që e kemi 4% uljen që është në nivel evropian. Një nivel i mirë krahasuar me gjithë rajonin, jemi në nivel të kënaqshëm për sa i përket humbjeve në rrjet”, tha Balluku.

Balluku u ndal edhe te projektet energjetike me vendet fqinje, ku në projektin e interkonjeksionit, Fier-Bidola janë mbyllur 80% e punimeve.

“Volumet e transmetimit të energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm në pesëvjeçarin e fundit në gjithë rajonin. Gjatë verës edhe vetë Shqipëria ku numri i vizitorëve i shtohet numrit të banorëve, duke rritur edhe kërkesën për energji, bën që gjithë linjat e Greqisë, Malit të Zi të jenë të ngarkuara. Kjo është arsyeja pse Shqipëria përmes OST dhe MEI është ulur në tryezën e negociatave me qeverinë italiane për të diskutuar edhe me një partner të tretë që janë Emiratet e Bashkuara për ndërtimin e linjës nënujore energjetike që do të lidhë direkt Shqipërinë me brigjet italiane”, tha Balluku.

Drejtori i OST, Elisian Bici u shpreh se nënstacioni “Tirana 2” është pika kyçe e OST, ku operohet me tre nivele tensioni, 400, 220 dhe 110 kWh, nga e cila furnizohet veriu, Durrësi dhe një pjesë kryesore e Tiranës.

“Kemi bërë një investim kohët e fundit në nënstacionin “Tirana 2”, nëpërmjet Bankës Gjermane të Investimeve KfW, në bashkëpunim me OST, një mbështetje financiare prej 40 milionë eurosh nga KfW. Ndërkohë, të gjitha kostot lokale, shpronësimet dhe gjithçka tjetër mbulohen nga operatori i transmetimit për të ndërhyrë në këtë nënstacion kaq të rëndësishëm”, tha ai.

Drejtori i OST, Elisian Bici shtoi se “aktualisht po operohet në dy lloj tensionesh 220 kWh, ndërsa në planin afatmesëm është edhe mbulimi i linjës 400 kWh që na ka ngelur vetëm në pjesën Rrashbull-Fier”.

Sipas tij, projekti është përfshirë në 2 lote, në lotin e parë kemi zgjerimin e nënstacioneve me ndërtimin e nënstacionit Tirana 3, ku punimet kanë përfunduar te Rashbull dhe “Tirana 2”, transformatorët janë vënë në punë”.

https://www.facebook.com/watch/?v=1535247997502354

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...