15.5 C
Tirana

Balliu: 11 shkelje në tendera miliardë euro, Rama në mbrojtje të “Lubisë”

Më datë:

Deputeti Klevis Balliu akuzon qeverinë se po mbron Belinda Ballukun për të fshehur aferat korruptive, ndërsa qytetarët përballen me arrestime për protesta.

Në videomesazhin e tij, Balliu thekson se ndaj saj rëndojnë 11 akuza për shkelje në tendera me vlerë rreth 1.1 miliard euro dhe se ndërhyrjet në hetime po bëhen me çdo mjet. Ai i bën thirrje qytetarëve të reagojnë për të korrupsionin qeveritar.

Videomesazhi i plotë:

Qeveria është e gjitha në mbrojtje të Lubisë për të mbrojtur vjedhjen, ndërkohë që kërkon të arrestohen qytetarët që protestojnë sepse janë vjedhur.

Lubia ndërkohë ka ndërhyrë në hetime edhe më fort, me para dhe me çdo mjet. Ajo ka 11 akuza për shkeljet në tendera që shkojnë në total rreth 1.1 miliard euro.

Kjo qeveri hajdutësh do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vjedhjen që të vazhdojë vjedhja, ndaj edhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i rrëzuar këta pushtetarë të korruptuar dhe për të shpëtuar qytetarët nga vjedhja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balluku në qendër të diskutimeve, socialistët mblidhen këtë javë

Më 26 shkurt, në orën 11:00, grupi parlamentar i...

Qytetarët përfitojnë nga tatimi i ulur për rivlerësimin e pronës, afati 2026

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit...

Negociatat, AKU përgatitet për auditimet e DG SANTE në fushën fitosanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhvilloi sot një takim...

Balla takon raporterin për Shqipërinë në PPE, Kovatchev

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...