Balliu reagon pas përjashtimit nga Kuvendi: Qenka veza lëndë piroteknike!

Më datë:

Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi u përjashtuan me nga 60 ditë secili nga Parlamenti, pas tensioneve në seancën e fundit plenare, ku u votuar Reforma e re Territoriale.

Deputeti Balliu, pas vendimit, foli për mediat, duke u shprehur se ky vendim ka ardhur vetëm për të goditur Grupin Parlamentar të PD-së, ndërsa akuzoi që tensionet nisën pasi një deputet i PS-së hodhi shishe ndaj Gazment Bardhit.

“E gjithë kjo ndodh me urdhër të Edi Ramës. Nuk ka asnjë nen në rregulloren e parlamentit që të përjashtohen deputetët për dy muaj. Është hera e parë në historinë e botës që morëm vesh se veza është lëndë piroteknike, nuk e bën pula. Ne mund të jemi gabim, po sa të rrosh do mësosh. Kjo ka vetëm një qëllim.

Të godasë Grupin Parlamentar të PD. Të godasë debatin në Parlament. Të godasë të drejtën tonë, se ju e keni parë që shishja e parë lëshohet nga PS. Kur reagojmë ne, është problem. Na kërkohet përjashtimi me dy muaj. Në cilin vend të botës ndodh që të përjashtohet me dy muaj deputeti?

Jemi akuzuar se kemi ofenduar Niko Peleshin. Ne nuk e dinim fare që Niko Peleshi ishte aty. Të na kursenin idiotësirat dhe të thonin të vërtetën. Të arrish sa të nxjerrësh lëndë piroteknike vezën është kulmi.

Sigurisht që do e ankimojmë. Kemi pasur edhe një vendim të gjykatës që nuk e quan vezën akt dhune. Këtu na del me vendim tjetër Parlamenti”, tha Balliu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I mituri mes protestuesve para Kryeministrisë, ndihet keq nga gazi lotsjellës

Një fëmijë i mitur i shoqëruar nga babai i...

Zbardhet atentati me eksploziv në Gjirokastër, dyshohet për prishje të pazareve të drogës

Tashmë është zbardhur vrasja e Beqir Devollit me tritol...

Protestuesit ndezin zjarr te dera e Ministrisë së Ekonomisë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Situata e protestës ka marrë një rrjedhë të tensionuar...

Drejtori i Rendit zbardh shifrat e protestës: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 efektivë të plagosur

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues...