Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jurgen Stock në në Lion të Francës.
Ministri Balla nga thekson se ka ardhur koha ti hapet rrugë ekstradimeve të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine.
“Kemi tashmë një listë personash në kërkim nga drejtësia shqiptare për krime të rënda të cilët fshihen prej vitesh, siç janë një numër i caktuar personash në Emiratet e Bashkuara apo në Amerikën Latine, ndaj të cilëve sëbashku me Interpol na duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë duhet të realizohet sa më shpejt”, u shpreh ministri i Brendshëm.
Gjatë takimit, Balla nënvizoi se rrjetet kriminale janë në gjendje të trafikojnë drejt Shqipërisë, por dhe nga Shqipëria drejt Europës dhe sasi e lloje të ndryshme drogash, duke përfshirë kanabisin, kokainën, heroinën dhe metamfetaminën.
“E ndërsa kufijtë ndërkombëtarë bëhen gjithnjë e më të depërtueshëm, aksesi ndaj drogës dhe abuzimi në përdorimin e saj janë bërë gjithnjë e më të përhapura, veçanërisht ndaj të rinjve. Trafikimi i drogës shpesh shoqërohet me forma të tjera krimi, si pastrimi i parave ose korrupsioni. Rrugët e trafikimit mund të përdoren gjithashtu nga rrjetet kriminale për të transportuar produkte të tjera të paligjshme. E ndërsa kriminelët gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për të fshehur produktet e krimit dhe për t’iu shmangur drejtësisë, shkëmbimi i informacionit në kohë reale me Interpolin sa i përket personat të arratisur është thelbësore për gjurmimin, lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të individëve dhe grupeve kriminale”,


