13.5 C
Tirana

Balla takim me të rinjtë në Gramsh: Djemtë dhe vajzat duhet të jenë të parët që më 25 prill të “shkundin” votën për PS

Më datë:

Pasi inspektoi punimet në Pallatin e Sportit në Gramsh, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi edhe një bashkëbisedim me të rinjtë e këtij qyteti.

Në hyrje të fjalës së tij, Balla tha se rinia nuk duhet ta konsiderojë PS njëlloj me të gjithë të tjerët.

“Si mund të jetë njëlloj Besian Ajazi me Sali Berishën, me Ilir Metën apo Monika Kryemadhin? Ata kanë marrë çfarë kanë dashur këto 30 vite”, tha Balla.

Balla tha më tej se djemtë dhe vajzat e këtij qyteti duhet të jenë të parët që më 25 prill “shkundin” votën për PS dhe Edi Ramën.

Sa i përket investimeve të bëra nga PD në Gramsh, Balla tha se nën qeverisjen e tyre ky qytet ishte një xhep i humbur.

“Deri në vitin 2015 Gramshi ishte si një xhep i humbur ku nuk ja vlente të investoje. I takonte PS ta shndërronte Gramshin në një destinacion. Nuk kanë të krahasuar investimet tona me investimet e PD. Janë 10 fish më të larta se në kohën e PD”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...