Balla, takim me ministrin e Drejtësisë e Policisë së Zvicrës: Prioritet ekstradimet

Më datë:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua në Bern, me ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm.

Ministrat trajtuan gjithashtu si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.

“Synojmë të ngremë ekipe të përbashkëta hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet,” – theksoi ministri Balla në rrjetet sociale.

Balla po ashtu nënvizoi faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë, ndërsa vendi po përjeton një ‘boom’ turistik si asnjë vit tjetër më parë.

Ky takim i sotëm është pjesë e një turi që ministri i Brendshëm po zhvillon në Gjermani e Zvicër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dialogu ndërfetar, Komuniteti Musliman Shqiptar zhvillon takim në Zvicër

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër ka zhvilluar një takim...

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani largohet nga Bashkia

Anuela Ristani ka reaguar pas vendimit të kryetarit të...

Siguria në shkolla, Rama: Kamerat inteligjente njoftojnë policinë në kohë reale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka...

Berisha denoncon PS-në: Ja kur do prezantojmë kandidatët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për...