Balla: Ska individë më të fortë se e kuqja e ngjyrës së semaforëve

Më datë:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen në një rast të ndalimit të personave që kërcënuan një person, që kishte denoncuar një paligjshmëri.

Sipas Ballës, nuk ka individë më të fortë se sa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyraev të semaforit.

“Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve.

Përgëzoj Policinë e Shtetit për parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në Krujë dhe ndalimin e personave që guxuan të kërcënojnë një qytetar, i cili kishte denoncuar një paligjshmëri”, nënvizon Balla.

Kreu i Ministrisë së Brendshme, reagoi pas njoftimit të Policisë, se në Krujë u arrestua një person që qëlloi me kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...