Në Lushnjë po vijon puna për rikonstruksionin total të unazës së qytetit, një aks i rëndësishëm që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit ndau sot pamje nga punimet në këtë aks, i cili ishte në gjendje të amortizuar.
Unaza e Lushnjës konsiderohet si një investim madhor për qytetin, që impakton jo vetëm infrastrukturën rrugore por edhe zhvillimin e bizneseve në zonë.
Me këtë ndërhyrje i gjithë segmenti “Vath Korreshi” në të dyja polet e qytetit do të shndërrohet në një arterie socio-ekonomike në funksion të qytetarëve dhe bizneseve që operojnë aty.


