20.5 C
Tirana

Balla pas padisë për shpifje në GJKKO: Berisha të përgatitet, do të jetë klient i përhershëm

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka paditur për shpifje në GJKKO Sali Berishën dhe Floriana Garon.

Në një prononcim për mediet pas daljes nga Gjykata e SPAK Balla ka theksuar se Berisha tashmë duhet të mësojë të shkojë në Gjykatë e të respektojë ligjin që të përgatitet, pasi do të jetë klient i përhershëm në GJKKO.

“Është një vepër penale e cila duhet ndëshkuar. Edhe me Bashën e kam fituar gjyqin për shpifje, kam fituar dhe do ta fitoj edhe me Berishën.

Thirrja ime sot nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është që Berisha duhet të mësohet të vijë për çështje që e kemi thirrur ne, por më së shumti për për çështje që e kanë thirrur shqiptarët.

Shqiptarët e kanë thirrur për plot çështje ndër to 21 Janari, Gërdeci, privatizimi i OSSH, privatizimi i kompleksit Partizani, një privatizim i turpshëm. Saliu duhet të bëhet gati që të jetë një klient i përhershëm këtu. Kam bërë padi për disa akuza të paqena në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të dalë në...

AMP arreston për korrupsion efektivin e policisë në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në...

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë është vënë në...