22.5 C
Tirana

Balla në Shtëpinë e të moshuarve në Fier: Solidariteti, vlerë që i përket familjes sonë të madhe politike! Shpresoj që 2022 të jetë viti i fitores kundër COVID

Më datë:

Në prag të ndërrimit të viteve Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryebashkiaku Armando Subashi ishin në një prej qendrave të kujdesit për të moshuar të vetmuar ose të braktisur nga familjarët e tyre në qytetin e Fierit.

Në fjalën e tij Balla tha se ky është vendi i duhur për të qenë përpara se të mblidhemi në familjet tona për festën e Vitit të Ri.

“Vlerësoj angazhimin për të mos lënë asnjë vetëm, si një parim të punës sonë.

Të gjithë mblidhemi me njerëzit e dashur në natën e ndërrimit të viteve dhe dua t’ju them që ju jeni njerëzit e dashur të këtij qyteti.

Shpresoj që 2022 të jetë viti i fitores përfundimtare me armikun e padukshëm, pandeminë Covid-19.

Në 2022 kemi një angazhim më të madh dhe në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin e ardhshëm ka më shumë investime për qendrat rezidenciale.

Solidariteti është një vlerë që i përket familjes sonë të madhe politike.

Në vlerësojmë punën e punonjësve social që kujdesen përditë për ju”, deklaroi Balla.

270748371 453724426119102 7807119436656017612 N

270302667 453724616119083 925585562751038851 N

270355345 453724512785760 5860315389446606792 N

270411298 453724476119097 7804454879607721532 N

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...