10.5 C
Tirana

Balla: Mos u habisni që të shpallet Non Grata edhe nga BE-ja

Më datë:

Kreu i Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë këtë të premte në festën e ullirit në Roskovec.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga Sali Berisha, Balla tha se protesta e Berishës nuk bëhet as për qeverinë, as për popullin, por për interesat e tij personale.

Ndër të tjera Balla foli për mundësinë që pas SHBA-ve, Berisha të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Evropian.

“Ajo që më shqetëson mua është gjetja e tregjeve të reja prodhimin dhe sasinë e madhe që kemi këtë vit dhe ky është shqetësim më i madh se sa protestat e Saliut”, kështu u shpreh Balla për protestën e Berishës.

Jam sot në një prej pikave më piktoreske të asaj që ne i themi Toskana shqiptare, Roskovec. Jam këtu për festën e ullirit.

Ky vit shumë i mbarë për bujqësinë. Ajo që më shqetëson mua është gjetja e tregjeve të reja prodhimin dhe sasinë e madhe që kemi këtë vit dhe ky është shqetësim më i madh se sa protestat e Saliut.

Është e vonuar protesta e aleatit të Putin, rublat e Rusisë vazhdojnë ta financojnë aleancën Metës dhe Berishës. Protestat e Berishës janë keqardhje e madhe.

Protesta s’ka të bëjë as me qeverinë, as me energjinë elektrike, protesta ka të bëjë me hallin personal të Sali Berishës. Mos u habisin që të shpallet së shpejti non grata edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...