Balla: Komisioni Hetimor nuk mund të jetë ekspeditë peshkimi

Më datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur pas rrëzimit të kërkesës së opozitës në Konferencën e Kryetarëve për ngritjen e komisioneve hetimore për kontratat e ARRSH-së dhe AKSHI-n.

Balla u shpreh se Komisionet Hetimore nuk mund të jetë “ekspeditë peshkimi”, teksa shtoi se në Gjykatën Kushtetuese opozita duhet të shkojë me një çështje konkrete.

“Përmbajtja e kërkesës duhet të shikohet në këndvështrimin që ka kufizime, sa i përket përmbajtjes. Që Komisioni Hetimor mos të mbivendoset me pushtetet e tjera. Komisioni Hetimor nuk mund të jetë një ekspeditë peshkimi. Gjykata Kushtetuese ka thënë që duhet të vish me një çështje konkrete. Ti nuk mund të vish të më thuash se hajde se ka ndodhur kjo, nëse opozita nuk di të formulojë.

Kërkesa tjetër ishte për komisionin hetimor, e cila ishte e qartë, sa i përket pamundësisë që Kuvendi të ndërhyjë. Mbështetje të plotë ndaj Prokurorisë së Posaçme ose rretheve ndaj hetimeve që ata kryejnë.

Jemi në kushtet, që me gjithë dëshirën tonë, për të miratuar çdo kërkesë që vjen nga opozita është e palimituar. Por duhet të vijnë në formën që e kërkon ligji. Kushtetuesja këtë ka thënë që duhet të ketë gatishmëri për të negociuar përmbajtjen për të nënshkruar një tekst për përbashkët.

Kushtetuesja vendimet pasuese, që ka theksuar se duhet të vish me një çështje të veçantë. Ky është thelbi, jo pa qëllim Gjykata Kushtetuese Kushtetuese në 2003 ka thënë që komisioni hetimor nuk duhet të vijë si një mjet peshkimi”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...