Balla: Gjykata e vlerësoi të ligjshëm. Të marrë fund kapitulli i mosndëshkimit

Më datë:

Ministri i Brendshëm Taulant Bala ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve, duke u ndalur përkatësisht tek zjarrvënia në Laç.

Balla thotë se gjykata e vlerësoi si të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e autorit të vënies së zjarrit në Laç.

Ndërsa bën thirrje që gjykatësit e këtyre çështjeve të mbyllin kapitullin e mosndëshikimit të kësaj vepre penale.

Në pranga ra 41-vjeçari, Vladimir Hysku.

REAGIMI I MINISTRIT BALLA:

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës!

Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...

Afati skadon në mesnatë, kriza politike e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen...

Avokati i Veliajt ngre kërkesë për transparencë në procesin gjyqësor

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon seanca...

Studimi i ri: Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Suplementi me vaj peshku nuk është i mirë për...