Balla: Duan të heqin vëmendjen nga thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur jashtë sallës së Kuvendit.

Në lidhje me bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i PD Sali Berisha dhe deputetë demokratë, Balla tha se kjo bëhet me qëllim heqjen e vëmendjes nga thirrja e djalit të tij Shkëlzen Berisha në SPAK dhe provat e reja të zbuluar mbi ngjarjen e 21 Janarit.

“Situata e krijuar sot në Kuvend ka lidhje me thirrjen në SPAK të djalit të Sali Berishës.

E mbani mend që në janar 2019 kur Berisha ishte njohur me faktin që në SHBA kishte nisur procedura për shpalljen e tij non grata, e njëjta situatë ndodhi në Kuvend.

Kjo lidhet me situatën e bllokimit të Kuvendit.

Nikolla bëri vendimmarrjen e duhur për zhvillimin normal të Parlamentit.

Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të Rregullores nga Berisha e jo vetëm.

Jo vetëm vendimi disiplinor por duhet që Sekretariati të mblidhet urgjentisht e të shqyrtojë përjashtimin e për më shumë ditëve.

Seanca e sotme ishte e rëndësishme sepse do miratohej akti normativ për “Pakon e madhe”.

695 mijë pensionistë kanë marrë shpërblimin e mbështetjes, janë një numër i konsiderueshëm i familjeve me ndihmë ekonomike gjithashtu.

Seanca bllokohet sepse ata nuk duan të votojnë, duan të heqin vëmendjen nga provat e reja të 21 janarit”, ka deklaruar ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...