20.5 C
Tirana

Balla-Berishës: Humbe në Tropojë, konsideroje si fundin e karrierës në politikë

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke reaguar ndaj fjalës së kryetarit të grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha se në zgjedhjet e 14 majit zgjedhësit kanë votuar nga dy herë, tha se “me këtë llogaritje del që për opozitën të kenë votuar më pak 300 mijë persona”.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha se Berisha ka humbur në Tropojë, në vendlindjen e tij, e për këtë arsye duhet të konsiderojë largimin nga politika.

“U shpreh se ka 547 mijë zgjedhës në gjithë Shqipërinë që paskan votuar 2 herë dhe sipas tij i bie që këta 547 mijë zgjedhës që kanë votuar për kandidatë e shumicës, të kenë votuar dy herë siç tha ai, që i bie nga 1,395,000 vota që janë numëruar, që kanë marrë pjesë, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. Tani ose ta ka lënë Luli këtë problem llogarish në matematikë, por gjëja që i vuri qershinë mbi tortë kësaj shprehje kuptimplotë të disfatës, fakti që nuk përmendi Tropojën është gjëja më e bukur. Pra, rezulton që Sali Berisha e ka pranuar humbjen në Tropojë se nuk e përmendi Tropojën si një prej rasteve të bashkive ku të ketë pasur një problem si ky”, nënvizoi Balla.

Balla u shpreh se “Sali, humbjen e Tropojës do ta konsideroj si humbjen tënde personale. Unë po ta them troç, edhe pse nuk jam më aty, nëse një rezultat të tillë do ta kisha në Librazhd, nuk do vija më në këtë sallë. Bën mirë dhe ti që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës tënde në politikë, të lëshosh mandatin e të ikësh njëherë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë sepse në fund të fundit, kemi një shprehje të gjithë, kur s’të voton fshati jot ç’të të votojnë më të tjerët”, tha Balla.

Balla tha se “zgjedhjet e 14 majit ishin të drejta, demokratike, fakti është që ditën e dielë në 14 maj udhëheqësi i parë që doli për të njoftuar fitoren ishte Berisha, ku tha Tirana blu, Fieri blu. Ndërkohë që PS mori 70% të votave”.

Lidhur me arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të MSHMS-së, Balla tha se “Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike, penale, janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një Sekretar i Përgjithshëm, pasi koha kur nuk zbatoheshin urdhrat e Prokurorisë, kanë kaluar. E mbani mend për vrasje, lëshonte prokuroria urdhër për komandantin e gardës dhe nuk zbatohej urdhri”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...