Bahtiri: LDK-ja e votoi vetë kryeparlamentarin, nuk ka kthim prapa

Më datë:

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të përfundohet sa më shpejt

Ai tutje përmes një postimi në Facebook ka shtuar se LDK-ja dhe veçanërisht Lutfi Haziri duhet ta kuptojnë se kthim para 26 dhjetorit nuk ka.

Sipas tij, nga 75 deputetë që kanë votuar ‘pro’, 27 deputetë të LDK-së e kanë votuar me vullnetin e lirë kryeparlamentarin, andaj kjo pikë tashmë është e përfunduar, sepse nuk mund të bëhen lojëra me veprime të tilla.

Bahtiri thotë se kreu i LDK-së duhet t’i lë anash interesat e ngushta partiake apo grupore dhe të vendosë para vetes interesin e qytetarëve, duke nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

“Nuk kemi kohë për të humbur për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të shprehur me votën e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj LDK nuk bën të bëjë bllokadë institucionale, sepse populli ynë mjaftë ka vuajtur dhe e presin vendime jo të lehta në të ardhmen e afërt. Pavarësisht zvarritjeve Qeveria do të votohet në fund nga të paktën 75 deputetë, ku prej tyre do të jenë 27 të LDK-së”, ka shkruar ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...