Babai mbeti i vrarë në 21 janar/ Djali i Faik Myrtaj kërkon të hapen hetimet: Për Aleks Nikën nuk ka pasur hetim të thelluar

Më datë:

Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, i cili mbeti i vrarë në 21 janar të vitit 2011 kërkon që të rihapen hetimet për vrasjen e babait të tij. Myrtaj shpreson që çështjen ta marrë në dorë SPAK.

“Për dy personat që është rihapur dosja e 21 janarit, në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar. Mesa kam marrë vesh unë, është hetim që ka bërë kërkesë policia. Shpresojmë që çështjen e Aleks Nikës dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK.

Ne thjesht kemi bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë. Pres që cështjen ta marrë SPAK, mos të harrojmë që edhe Gjykata Speciale nuk është krijuar ende, por kjo cështje do i shkohet deri në fund. Është cështje kohe, thjesht kini besim. Themelet e reformës në drejtësi janë vendosur dhe kini besim se do shkojë deri në fund”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka pranuar kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar të vitit 2011.

Por familjarët e viktimës janë kundër duke thënë se ky proces do dëmtojë gjyqin që ka nisur në Strasburg duke sjellë zvarritjen e çështjes.

Në një intervistë me Mark Nikën, xhaxhain e Aleks Nikës, i cili u shpreh se ndërhyrja e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë nuk do t’i shërbejë çështjes, dosjet e të cilës thotë se “ndodhen në Prokurori duke luajtur ping pong me të.”

Nika: Qëndrimi i prokurorisë së Tiranës në këtë moment gjykoj se është i pavend pasi dihet se çështjen e kemi denoncuar në Gjykatën e Strasburgut dhe sipas informacionit që kemi, është në gjykim e sipër. Ne mendojmë që kjo ndërhyrje e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë së Shtetit nuk do t’i shërbejë çështjes sonë pasi ka 10 vite që kjo dosje endet në sirtarët e Prokurorisë duke luajtur ping pong me të. Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar se kush ka dhënë urdhrin dhe kush janë ekzekutuar, nuk ka thirrur asnjë dëshmitar nga funksionarët e lartë të shtetit, qoftë të opozitës së kohës apo qeverisë Berisha. Besimin e kemi vetëm tek verdikti i Gjykatës së Strasburgut. Ne nuk e pengojmë Prokurorinë e Tiranës të kryejë veprimet hetimore që i shikon të arsyeshme, por në radhë të parë po presim vendimin e Strasburgut.

 Ju thoni që me riçeljen e këtyre hetimeve nga Prokuroria e Tiranës dëmtohet procesi gjyqësor që ju keni në Strasburg?

Nika: E pengon, mund të zvarritet se ka edhe atje që ka 10 vjet që është çështja në Strasburg dh eta marrë përsipër Prokuroria e Tiranës hetimin e çështjes, ata e zvarrisin ose presin verdiktin e Gjykatës së Tiranës për ta zgjidhur me një farë kompromisi. Vetë shteti shqiptar e zgjidh çështjen vetë dhe ne nuk kemi pse të shprehemi, kështu e gjykoj unë. Më duket se kjo ka stonuar në Prokurorinë e Tiranës se nuk kanë prova. Të dalin fajtorët e vërtetë se dihen se kush janë, janë pranuar nga Berisha dhe Basha se “Vrasjet i kemi kryer ne, por në rrethana të mbrojtjes së nevojshme”.

Një prej provave të administruara është dhe plumbi që u gjet në kokën e Aleksin kur ishte në spital në Turqi.

Nika: Plumbi ka qenë sipas procesverbalit të Prokurorisë së Stambollit, ka qenë i dëmtuar. Në Tiranë është deformuar, kush e ka bërë deformimin? Deformimin duhet ta gjejë Prokuroria, ata po e lënë në heshtje, ata thonë po nuk gjete plumbin që ka goditur Aleksin, do pezullohet përsëri hetimi i çështjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...