Avokati i Popullit raporton rritje të çështjeve për vitin 2026, ja shifra

Më datë:

Avokati i Popullit, Endri Shabani deklaroi se nga janari deri në tetor 2026, ky institucion ka regjistruar 1 786 çështje të reja, ndërsa pritshmëritë janë sipas tij që me këtë ritëm, viti të mbyllet me 35% më shumë se një vit më parë.

“Shifrat tregojnë se qytetarët po na besojnë më shumë”, tha sot Avokati i Popullit, Endrit Shabani, në seancën dëgjimore për projektbuxhetin 2027 në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kuvend.

Sipas tij, çështjet janë vetëm një pjesë e punës, ndërsa gjatë këtij viti, institucioni ka monitoruar protestat qytetare për gjashtë muaj dhe ka dhënë mbi 50 opinione dhe raporte: për ndryshime ligjore, për organizma ndërkombëtarë dhe për Gjykatën Kushtetuese.

Shabani tha se për të qenë më pranë qytetarëve, institucioni ka hapur edhe dy zyra të reja rajonale larg qendrës, duke rishpërndarë stafin ekzistues.

“Puna është rritur me mbi një të tretën, ndërsa stafi dhe buxheti kanë mbetur të njëjtë. Qytetarët meritojnë përgjigje në kohë”, tha Shabani.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit kërkoi 20 pozicione të reja pune në buxhetin e vitit 2027, që do të shërbejnë për verifikimin në terren të zbatimit të rekomandimeve dhe për fuqizimin e zyrave rajonale.

Sipas zyrës së Avokatit të Popullit, nevojën për më shumë burime e ka konstatuar vetë Kuvendi në rezolutën për vitin 2025. Të njëjtin konstatim e bën Komisioni Evropian në Raportin e Progresit 2026, ku kërkon fuqizimin e i institucioneve të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut, duke nisur nga Avokati i Popullit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Demo: Do të garantojmë strehim të sigurt dhe mbështetje për çdo familje në Elbasan

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ishte sot...

Ilir Beqaj përballet me refuzimin e gjykatës, rrëzohen 22 kërkesat e tij

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion refuzoi 22 kërkesa paraprake të...

Forcohet bashkëpunimi polici-Shqipëri-Itali, monitorim ajror deri në zonat më të thella

Përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s, në një konferencë të...

Krasniqi: Liria e medias është thelbësore, por dhuna nuk mund të justifikohet

Kryetarja e Autoritetit të Medieve Audiovizive, Armela Krasniqi reagoi...