Avatarët e rinj do të kenë këmbë në metaverse, thotë Zuckerberg

Më datë:

Mark Zuckerberg prezantoi avatarin e tij të ri në kohë reale gjatë eventit të Meta’s Connect të martën.

Ishte hera e parë që themeluesi i Facebook-ut mban një konferencë publike në metaversen e Meta-s, Horizon World. Zuckerberg shfrytëzoi rastin për të prezantuar avatarët e përditësuar, të cilat ai tha se do të lansohen më vonë këtë vit në telefonat dhe në kufjet e realitetit virtual. Ai i quajti avatarët e rinj “më të detajuar se çdo gjë tjetër”.

Avatarët e rinj do të kenë gjithashtu këmbë, diçka që Zuckerberg tha se ishte “ndoshta funksioni më i kërkuar në udhërrëfyesin tonë”.

Avatarët metaverse nuk kishin këmbë më parë, sepse ishte më e vështirë në realitetin virtual të pozicionoheshin me saktësi pjesët e trupit si këmbët”, tha themeluesi i Facebook.

“Por seriozisht, këmbët janë të vështira, prandaj edhe sistemet e tjera të realitetit virtual nuk i kanë ato”, tha Zuckerberg.

Njoftimi i Zuckerberg erdhi vetëm disa muaj pasi miliarderi u kritikua në rrjetet sociale për një avatar që ai postoi në Instagram. Përdoruesit e mediave sociale shpejt kritikuan imazhin që tregonte avatarin e Zuckerberg duke qëndruar përpara Kullës Eiffel, me disa që i krahasonin grafikët me video lojërat e viteve 1990 si Zelda dhe Quake.

Në atë kohë, Zuckerberg u përgjigj me një avatar të përditësuar dhe pranoi se imazhi i mëparshëm ishte “bazik”.

“Grafikat në Horizon janë të afta për shumë më tepër – madje edhe në kufje – dhe Horizon po përmirësohet shumë shpejt”, tha Zuckerberg në një postim në Instagram në gusht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha nga Kuvendi i PD-së: “Do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut”, pranon gabime në karrierë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Deputeti grek në Kuvendin e PD-së: Mitsotakis mbështet rrugën europiane të Shqipërisë

Deputeti i Parlamentit grek, Vassilios Giogiakas, përcolli përshëndetjet e...

Deputeti i CDU-së mesazh PD-së: Koha për unitet, integrimi në BE prioritet kryesor për Shqipërinë

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Peter...