5.5 C
Tirana

Autoriteti italian: Tani kemi disa armë për të luftuar Covid, por rruga është ende e gjatë

Më datë:

Masakra që bëri infeksioni i Covid në muajt mars dhe prill duket e largët. Po çfarë ka ndryshuar që prej asaj kohe?

Filippo Drago, profesor i farmakologjisë dhe drejtor i njësisë operative të farmakologjisë klinike në Katania, në Itali thotë se “Sot Covid-19 nuk është më një armik pa fytyrë dhe, mbi të gjitha, kemi armë për tu mbrojtur me ilaçe “ripozicionuese”, domethënë, të dizenjuara për të trajtuar patologji të tjera si psh me ilaçin remdesivir, antiviral i lindur për të luftuar sëmundjen Ebola dhe që asnjëherë nuk doli në treg, sepse ende po testohet dhe që më 25 qershor, Agjensia Evropiane e Barnave (Ema) e autorizoi atë për trajtimin e pneumonisë nga koronavirusi.

Remdesivir është ilaçi i parë i njohur si efektiv kundër Covid nga i gjithë komuniteti shkencor dhe agjensitë rregullatore. Ndoshta do të aprovohet vetëm për përdorim spitalor, prandaj nuk mund të përdoret për pacientët që janë të izoluar në shtëpi me forma jo serioze”.

I pyetur se cilat ilaçe të tjera kanë rezultuar të efektshme, Drago tha se “Kohët e fundit është folur për dexamethasone, një kortikosteroid i aftë të bllokojë molekulat që shkaktojnë inflamacion. ” Është një ilaç i klasit A ​​dhe që deri tani-nënvizon Drago, – është administruar në disa pacientë dhe ka treguar se funksionon.

Dragu theksoi gjithashtu se “Mjekët do të kenë në dispozicion, përveç Remdesivir dhe dexamethasone, edhe enoxaparin, një ilaç themelor kundër rrezikut të tromboembolizmit të lidhur ngushtë me infeksionin Sars-CoV-2, i cili në shumë raste ka qenë shkaku i vdekjes së të sëmurëve. Ndërkohë që  vazhdon edhe studimi klinik mbi tocilizumab, një ilaç biologjik me efekt anti-inflamator”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...