14.5 C
Tirana

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë Covid

Më datë:

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë Jugore besojnë se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë me koronavirus, pavarësisht regjistrimit të një numri relativisht të vogël të infektimeve.

Menaxhimi i kësaj pandemie në këtë shtet, është konsideruar histori suksesi, mirëpo autoritetet jugkoreane pritet të përballen sërish me koronavirusin e ri në muajt vijues.

Udhëheqësja e Qendrës Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, ka thënë se vala e parë me virus ka zgjatur deri në muajin prill.

Mirëpo prej muajit maj është vërejtur rritje e numrit të rasteve, duke përfshirë ato në disa klube të natës në Seul.

Jeong ka thënë se rritja e re, e ka shtyrë atë drejt përfundimit se ky shtet është në prag të valës së dytë të koronavirusit, e cila pritet të vazhdojë.

Deri më tani, Qendra Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve pati thënë se vala e parë nuk ka përfunduar ende.

Mirëpo Jeong ka thënë se tani është e qartë që fundjava e parë e muajit maj, ka shënuar valën e re të infektimeve, duke u fokusuar në zonën e Seulit.

Kryetari i Seulit ka paralajmëruar se kryeqyteti jugkorean mund të përballet me kthim të masave të izolimit, nëse rritet dukshëm numri i infektimeve në tri ditët e ardhshme dhe nëse numri i shtretërve të zënë nëpër spitale kalon kuotën prej 70 për qind.

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet jugkoreane kanë raportuar për 12,000 raste të prekura me koronavirus.

Prej tyre, 280 persona kanë vdekur, derisa 1,277 raste janë aktive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...