13.5 C
Tirana

Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv

Më datë:

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përpara kushteve ekstreme.

“Nëse merrni udhëzime për t’u larguar, atëherë duhet të largoheni”, tha Andrews në një konferencë televizive.

“Kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë tuaj”, tha ai.

Sipas informacioneve të publikuara nga qeveria federale, deri më tani, 27 njerëz janë vrarë nga zjarret.

Zjarret kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një sipërfaqe e njejtë me madhësinë e Koresë së Jugut.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe mijëra të tjerëve u është dashur të evakuohen për shkak të rrezikut nga zjarret.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha, të nxitura nga temperaturat e larta, era dhe një thatësirë tre-vjeçare, do të vazhdojnë derisa të ketë reshje të konsiderueshme.

Agjencia e motit njoftoi se nuk kishte asnjë shenjë se këtë muaj do të ketë reshje të shiut./tch

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...

Shirat dëmtojnë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet tek Arrat e Gurrës

Rrëshqitjet në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec janë rikthyer sërish, pas...

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Me 59 vota pro,22 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi...

Koçiu: Asnjë përgjegjësi për tubimin, fëmijët të mos përfshihen në dhunë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një...