Atentati ndaj Arjan Ndojës, ish-deputeti Halit Valteri paraqitet në GJKKO

Më datë:

Ish-deputeti, Halit Valteri, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Valteri, është thirrur në cilësinë e dëshmitarit në GJKKO, ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçës, për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja. Ai ka bërë disa deklarata, si dhe ka publikuar disa pamje nga vendngjarja e atentatit në Kuvend.

Në qershor të vitit 2020, Valteri paraqiti një video në Kuvend, në të cilën sipas tij, shfaqen dy autorët e atentatit ndaj Arjan Ndojës. Pamjet, ish-deputeti, u shpreh asokohe se i kishte siguruar nga bizneset në zonën ku ndodhi ngjarja. Nuk munguan as akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Sandër Lleshaj, si dhe ndaj qeverisë, për lidhjet me botën me krimit.

Valteri u shpreh se në video duken Redjan Rraja, e një person tjetër, identitieti i të cilit nuk ishte zbardhur nga autoritetet. Për këtë gjë, Valteri akuzoi forcat blu, duke thënë se identiteti nuk ishte zbardhur qëllimisht, për të penguin zbardhjen e ngjarjes.

Atentati ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Nga ky atentat mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Në vitin 2021, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për çështjen, duke marrë të pandehur shtetasit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Dy të pandehurit, akuzohen për vrasje e funksionarëve publik e mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...