Po mbahet në GJKKO seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Mecces për atentatin ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur Aleksandër Laho i njohur edhe si “Rrumi”, dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Në seancën e sotme ka dëshmuar Beqir Boja, pajtues gjaqesh i cili ka dhënë detaje në lidhje me procesin e ndjekur për të shmangur hakmarrjen mes familjeve
Ai ka rrëfyer se është kontaktuar nga babai i Redian Rrajës, i dënuar me burgim për përjetshëm për atentatin, në mënyrë që ë siguronte një periudhë pa veprime hakmarrëse nga familja e Andi Malokut.
“Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë kryetari i këshillit të komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be në Kuran që ne nuk kemi asnjë lloj dijenie për vrasjen e Andi Malokut”, tha ai.
Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak sqaron se kanë kërkuar 3 muaj afat, periudhë që nuk është pranuar nga Genc Maloku.
“Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendej në shtëpi i thashë që na ka dërguar familja e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjëja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci thekson se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë.
Ne i kërkuam që të presë sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion.
Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj, nuk e pranoi këtë kohë. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni takuar më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak”, tha ai.