Atentat me tritol në Lezhë, identifikohet pronari i automjetit tip “Benz”

Më datë:

Një shpërthim me tritol është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një garazh në qytetin e Lezhës.

Policia bëri me dije se lënda plasëse i ishte vendosur një “Benz”-i, duke shkaktuar dëme materiale. Mësohet se makina ishte në pronësi të Aleksandër Ndojës, i cili është një emër i njohur për policinë.

Ky i fundit ka disa precedentë penalë, për kundërshtim të forcave të policisë në vitin 2022, përndjekje dhe për thyerje të arrestit shtëpiak. Policia po heton për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet se kush ka qenë autori apo shkaku i këtij akti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Integrimi europian, zbulohet plani i Marta Kos për përfundimin e negociatave të Shqipërisë

Sot në ora 13:00 komisioneria për zgjerim Marta Kos...

TIF32, një platformë ndërkombëtare që ndërthur vizionin ekonomik, investimet dhe sipërmarrjen

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës çeli siparin e edicionit të...

UEFA Women’s Nations League 2027, Shqipëria në grupin B1 me Serbinë, Belgjikën dhe Rumaninë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar kundërshtaret për edicionin...

Krimi që tronditi Italinë, djali shqiptar dyshohet se vrau me thikë nënën e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...