14.5 C
Tirana

Asnjë marrëveshje në Mesdheun Lindor ku nuk përfshihet Turqia nuk është e vlefshme

Më datë:

Pala e Haftarit nuk dëshiron një zgjidhje politike në Libi, as vendet që mbështesin Haftarin si Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe mercenarët e grupit Wagner të mbështetur nga Rusia”, tha Çavuşoğlu gjatë një interviste televizive.

Qeveria Libiane ka qenë e sulmuar nga forcat e Haftarut që nga prilli i vitit të kaluar, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në SHBA, Çavuşoğlu bëri thirrje për ideja të qarta në mesin e protestuesve për vrasjen e George Floyd, afro-amerikanit të paarmatosur që humbi jetën si pasojë e dhunës policore.

“Është e papranueshme që policia të vrasë ndonjë person në atë mënyrë, pavarësisht racës ose fesë”, tha Çavuşoğlu.

Duke folur për presidentin amerikan Donald Trump i cili tha se do të shpallte grupin e majtë antifashist Antifa si organizatë terroriste, Çavuşoğlu iu referua raportimeve të fundit të mediave për lidhje midis Antifa dhe grupit terrorist YPG/PKK, duke kërkuar që SHBA të marrin një qëndrim të ngjashëm kundër Antifa kur sulmon ushtarët turq së bashku me YPG/PKK.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në lidhje me anijet e shpimit të Turqisë që punojnë në Mesdheun Lindor që nga viti i kaluar, Çavuşoğlu tha se aktivitetet turke në rajon janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Asnjë marrëveshje në Mesdheun Lindor ku nuk përfshihet Turqia nuk është e vlefshme” theksoi kryediplomati turk.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shfrenon fantazinë” – Berisha: Rama në Lanë, përleshje vetëm me të, jo me policinë

Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu...

Para Kuvendit shpërthen përplasja: Molotovë apo shishe? Boçi qëllon drejt efektivëve policorë

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës...

Pas hedhjes së molotovëve, policia hedh gaz lotësjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve.

Me përfundimin e fjalimit të kryetarit të PD, Sali...

“Protesta e sotme madhështore” – Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit, narkodiktatura po vdes

https://www.youtube.com/live/25r0FF7trHM?si=4DiG-DKVMyR7Hqal Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij...