22.5 C
Tirana

Arrestohet në Korçë autori i 17 grabitjeve në banesa e dyqane në tre muaj. Sekuestrohen piktura me vlerë

Më datë:

Policia e Korçës finalizon me sukses operacionin policor të koduar “Pikturat” dhe arreston në flagrancë një 33-vjeçar, si autor i dyshuar i 17 vjedhjeve të ndodhura në qytet.

Këtij shtetasi i janë sekuestruar piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura tre muajt e fundit në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, në bazë edhe të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pikturat”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Erjon Berberi 33 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje).

Shtetasi i mësipërm, ka qenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:

– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/242912986894291/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...