13.5 C
Tirana

Arrestohet kryetari i Istogut, Haki Rugova

Më datë:

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Istogut, Haki Rugova.

Përveç Rugovës, Policia ka arrestuar edhe disa zyrtarë tjerë të Komunës së Istogut.

Telegrafi mëson se të njëjtit janë ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.

Rugova dhe zyrtarët tjerë janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit”, ka thënë  prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj për Betimi për Drejtësi.

Për arrestimin e kryetarit të Istogut, është deklaruar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, i cili gjatë fjalimit të tij në Kuvend pohoi se lajmi për arrestimin e Rugovës është ëmbëlsia e natës.

“Nuk di se si mund të mbyllet ky raportim me një lajm që  është arrestuar kryetari i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, kjo i përmbys të gjitha ato që i folët, kjo është ëmbëlsia e natës”, deklaroi deputeti Haliti./Telegrafi/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...