Arrestohet drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje, ja akuzat

Më datë:

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagic, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.

Prokuroria e Bosnjës tha se i dyshuari Osman Mehmedagic u privua nga liria me urdhër të saj, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Zyra e Prokurorit tha se Mehmedagic dyshohet për veprat penale: keqpërdorim i pozitës ose autoritetit, falsifikim i dokumenteve dhe pastrim i parave.

Pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës kanë bastisur mjediset e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje qysh në fillim të korrikut.

Bastija është kryer me urdhër të Gjykatës së Bosnjës, në kuadër të rastit të njohur si “Diploma”.

Në vitin 2019, Mehmedagicit i është anuluar diploma e vitit 2007 nga Fakulteti në Banja Llukë.

Ai pastaj ka dorëzuar dy diploma – nga Universiteti Amerikan dhe Fakulteti i Drejtësisë në Sarajevë.

Prokuroria ka nisur hetimet, pasi Mehmedagic nuk e ka përfshirë më herët diplomën e Universitetit Amerikan në biografinë e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...