Arrestohet 53-vjeçari, tentoi të fuste kontrabandë 49 celularë në Portin e Durrësit

Më datë:

Policia Kufitare ka finalizuar operacionin e koduar “Smartphone”, duke goditur një rast kontrabande në Portin e Durrësit.

Gjatë kontrolleve të intensifikuara në hyrje/dalje të territorit, u arrestua në flagrancë një 53-vjeçar nga Kosova, i identifikuar me inicialet S. I.

Ky shtetas tentoi të fuste kontrabandë 49 celularë të markës iPhone, të cilët i kishte fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte. Pajisjet celulare nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje.

Policia sekuestroi celularët, kamionin dhe dy telefonat që përdorte vetë i arrestuari, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...