14.5 C
Tirana

Arrestohet 22-vjeçari në Kombinat, qarkullonte me armë zjarri në makinë

Më datë:

Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës, përmes operacionit policor të koduar “Confirmation”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Shtetasi Ergi Bahiti, 22 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë teksa qarkullonte në zonën e Kombinatit me një armë zjarri pistoletë në automjetin e tij.

Operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi dyshimet se i riu mbante armë me vete.

Policia ndërhyri në rrugën “Ilia Papanikolla”, ku ndaloi automjetin e drejtuar nga 22-vjeçari.

Gjatë kontrollit, në sediljen e makinës u gjet arma e zjarrit e llojit pistoletë, e cila u sekuestrua menjëherë së bashku me automjetin që shërbeu si mjet transporti.

Autoritetet konfirmuan se arma mbahej pa leje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore ndaj shtetasit Ergi Bahiti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...