Arrestohen shtatë serbë të Bosnjës për krime të dyshuara gjatë luftës

Më datë:

Shtatë ish-oficerë të policisë dhe ushtrisë serbe të Bosnjës u arrestuan të martën nën dyshimet se kanë kryer krime kundër joserbëve, gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës tha përmes një deklarate se grupi dyshohet për krime kundër njerëzimit në rastin e burgosjes dhe torturimit të rreth 150 civilëve myslimanë dhe kroatë, në qytetin Donji Vakuf, më 1992.

Në deklaratë thuhet se shumë të burgosur kanë vdekur si pasojë e trajtimit çnjerëzor, rrahjeve dhe ngacmimeve, ose kanë pësuar trauma të përhershme.

Policia e Bosnjës tha se arrestimet janë bërë në qytetin e Banja Llukës, shkruan Rel.

“Të dyshuarit do t’i dorëzohen prokurorit të rastit brenda afatit ligjor, në përputhje me masat e sigurisë për shkak të pandemisë COVID-19. Prokurori do t’i intervistojë ata dhe do të marrë vendim për veprimet e mëtejshme”, thuhet në deklaratë.

Mbi 100 000 njerëz janë vrarë në luftën në Bosnje, e cila ka përfunduar me një marrëveshje të paqes, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, në vitin 1995.

Me këtë marrëveshje, Bosnja është ndarë në dy entitete: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Pompa e fshehur e gjakut”/ Si ndikon përtypja më e gjatë në tru, kujtesë dhe uljen e stresit

Përtypja më e gjatë e ushqimit nuk ndihmon vetëm...

Balla: Po marrim ekspertizë zvicerane për ligjin për referendumet

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Kamzë, Torba: RENEA e angazhuar për arrestimin e autorit

 Një vrasjse me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Peleshi pret homologun kroat: Forcim i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe

 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin e...