Arrestohen 2 persona në Lezhë/ Njëri u kap me armë pa leje në mjetin “Range Rover”, tjetri lëvizte me doza kanabisi me vete

Më datë:

Dy persona janë arrestuar nga policia në Lezhë pasi njëri u kap me armë pa leje, ndërsa tjetri me doza kanabisi me vete.

Nga kontrolli i forcave “Shqiponja” tek “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, u ndalua automjeti tip Range Rover. Pasagjeri i identifikuar me inicialet A.M., u kap me armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për vepren penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Ndërsa një 19-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.D., banues në Lezhë, u kap me doza lëndë narkotike kanabis teksa po lëvizte me motorin e tij në fshatin Pllanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...