Arrestimi i dy kosovarëve në kufi me Serbi, Hoti: Po ndjekim rrugët zyrtare përmes Zyrës ndërlidhëse

Më datë:

Kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth arrestimit të dy kosovarëve nga policia serbe.

Policia kufitare e Serbisë ka arrestuar dje dy qytetarë të Kosovës, nën arsyetimin se e kanë kaluar ilegalisht kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe njëri është liruar.Për asamblistin e PSD-së, Blerim Maqastena, ndërkaq, po raportohet se gjatë arrestimit ai ka poseduar armë.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar sot edhe kryeministri Avdullah Hoti.Ai ka thënë që Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Është me rëndësi të mos bëhen përgjithësime sa herë të ndodhin gjëra të tillë. Jemi marr me atë çështje. Për këtë të fundit Zyra jonë ndërlidhëse në Beograd i ka ndjekur procedurat dhe i ka dërguar informacionet për dy qytetarët e Kosovës që janë arrestuar gjoja në pjesën serbe dhe besoj që shumë shpejt do të kemi informata më të detajuara. Jemi duke i ndjekur rrugët tona zyrtare përmes Zyrës ndërlidhëse në bashkëpunim edhe me partnerët tanë”, ka deklaruar ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...