2.5 C
Tirana

Arrestimi i Çyrbjas, Bardhi: Nuk është rast i izoluar

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot në një reagim pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, i akuzuar nga nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) për tre vepra penale, se Partia Socialiste dhe Kryeministri janë të gjunjëzuar para krimit të organizuar.

Nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se “firma e Edi Ramës si kryetar i PS për të plotësuar kërkesën e një prej grupeve më të rrezikshme të krimit të organizuar është akti më domethënës i gjunjëzimit të një partie politike dhe të Kryeministrit përpara tyre. Ky nuk është një rast i izoluar, por i shtrirë në çdo qark, në çdo bashki”.

Bardhi tha se trajtimi i krimit të organizuar si bashkëaksioner në qeverisje është rënie e shtetit, asgjësim i zgjedhjeve të lira, vdekje e demokracisë.

Sipas Bardhit, kjo e bën zyrtarisht Shqipërinë vendin e parë në botë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

35-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Jemi partia e interesave kombëtare

https://www.youtube.com/live/6dR4xjF5J7I?si=L5HekefYOWbI__BC&t=886 Sot më datë 11 dhjetor 2025 po mbahet ceremonia...

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...