Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

Më datë:

Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest shtëpie Luis Xhumarin, pronarin e Jet Ski-së ku më 1 Qershor humbi jetën një turist anglez.

“Gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi””, thuhet në një njoftim.

Xhumari u arrestua pas ngjarjes për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ai u ka dhënë me qira Jet Ski-n dy turistëve anglezë, të cilët kanë rezultuar pa patentë për drejtimin e mjetit lundrues dhe nuk i ka pajisur me skafandër mbrojtëse, por vetëm me jelek shpëtimi.

Po ashtu është pezulluar edhe aktiviteti i subjektit.

Çifti anglez kishte marrë me qira paraditen e 1 Qershorit mjetin Jet Ski dhe pasi dolën në det, pas disa minutash u gjendën në një zonë shumë metra larg bregut.

Viktima, Sylvester Obeng, që ishte edhe shoferi, ka bërë një manovër teksa lëvizte me shpejtësi dhe, për pasojë, ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar në det të hapur së bashku me partneren e tij.

Sipas dyshimeve, ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë në det të hapur, deri në momentin kur në ndihmë u kanë ardhur forcat e policisë kufitare, të njoftuara nga qytetarët.

Pasi i kanë nxjerrë në breg, shoferi i Jet Ski-t ka humbur jetën, ndërsa partnerja e tij u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas disa orësh, e reja ka kaluar rrezikun për jetën dhe përpara oficerëve të policisë, ka pohuar dinamikën e incidentit, që sipas saj ka ndodhur si pasojë e një manovre të kryer nga partneri i saj.

“Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim. Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi e mbijetuara Vera Baume.

Vetë pronari i subjektit, Luiz Xhumari, ka deklaruar se ka bërë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë turistëve, por distanca e largët ku çifti anglez kishte lundruar e ka bërë të pamundur shpëtimin e 34-vjeçarit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...