“Arrest me burg” për 36 vjeçarin në Fier. Sipas ekspertizës, e mitura është abuzuar disa herë

Më datë:

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Siç raportohet, pas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se 12 vjeçarja është abuzuar disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.

Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Nëna e të miturës deklaroi se nuk kishte pasur asnjë dijeni për këtë akt monstruoz, duke thënë para gazetarëve se bashkëshorti i saj “meriton të kalbet në burg”. E mitura është dërguar në Tiranë, ku po trajtohet në një qendër rehabilitimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...