Arabia Saudite lejon mbajtjen e ritualit të Haxhit për 60 mijë banorë të vaksinuar

Më datë:

Arabia Saudite tha se do të lejojë 60.000 banorë të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit që të kryejne ritualin e Haxhit këtë vit.

Besimtarët e huaj nuk do të lejohet të marrin pjesë në Haxh. Njoftimi u bë nga ministria Saudite e Haxhit dhe Umrese e cila thotë se ceremonitë do të jenë të hapura “për shtetasit dhe banorët e mbretërisë, me një numër të kufizuar në 60.000 pelegrinë”.

Njoftimi thotë se pelegrinët e moshës 18 deri 65 vjeç “që dëshirojnë të kryejnë Haxhin nuk duhet të kenë sëmundje kronike dhe të jenë të vaksinuar”. Haxhi në përgjithësi tërheq më shumë se 2 milionë pelegrinë në qytetet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës. Këtë vit është planifikuar të mbahet në datat 17-22 korrik.

Zyrtarët sauditë thanë këtë javë se është e rëndësishme të tregohet kujdes për shkak të varianteve të reja të koronavirusit. “Ne nuk duam që Haxhi i këtij viti të jetë një epiqendër për përhapjen e sëmundjes në Mbretëri ose në botën myslimane,” tha Ministri Saudit i Mediave, Majid al-Qasabi. Për të dytin vit me rradhë shumë vende tashmë kanë anuluar pelegrinazhet e tyre të organizuara nga shteti për në Mekë.

Rituali i Haxhit, vitin e kaluar u mbajt me pjesëmarrjen e vetëm të rreth 1000 besimtarëve. Rituali pesëditor është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë një herë në jetë secili mysliman që ka aftësi fizike dhe mund ta përballojë udhëtimin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministri Hoxha: Anëtarësimi në BE, proces transformimi në vend

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, në një deklaratë për...

Dosja e tij kaloi për gjykim, Veliaj ankohet në Kushtetuese: Procesi në shkelje të rëndë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka depozituar...

Këshilla për gjumë cilësor

Gjumi i mirë është thelbësor për shëndetin fizik dhe...

“Zyrtarizohet marrëveshja, KAYO do të ndërtojë mjete lundruese dhe dronë ushtarakë”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u...