15.5 C
Tirana

Apple prezantoi produktet e reja për 2020, mungon i shumëprituri iPhone 12

Më datë:

Apple ka mbajtur të martën eventin e përvitshëm gjatë së cilit kompania amerikane prezanton prurjet më të reja.

Ndryshe nga eventet e viteve të shkuara, nuk patëm një prezantim të gjeneratës së re të iPhone. Pra nuk pati prezantim të iPhone 12.

Në specialen që mbante emrin “Koha Fluturon”, gjiganti Apple prezantoi Watch SE, serinë e 6 të orëve inteligjente, iPad Air, iPad-in e gjeneratës së tetë, dhe disa shërbime të reja.

Vëmndja kryesore iu kushtua Apple Watch SE, një version me çmim të ulët të Orës që sjell risi të reja , por me një çmim prej 279 dollarësh.

Po ashtu, edhe iPad Air 4 (2020),  sjell elemente kyçë të iPad Pro por me një çmimim më të përballueshëm.

Sa i përket pjesës softuer, nga nesër bëhen të disponueshëm për instalim iOS 14, iPadOS 14, WatchOS 7, tvOS 14 duke nisur nga nesër. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...