13.5 C
Tirana

Apple përshtatet me ligjin e ri të BE, iPhone i ri ndryshon karikuesin

Më datë:

Në eventin e Apple më 12 Shtator, modeli i ri i iPhone që do të prezantohet do të ketë  një portë karikimi USB-C.

Ndryshe nga kundërshtarët, kompania përdor fishën Lightning dhe ka një portë karikimi të posaçme për pajisjet e saj.

Ligji i ri i Bashkimit Europian parashikon që kompanitë teknologjike të unifikojnë karikuesit, një afat që mbaron në Dhjetor 2024, si një përpjekje që blerësit të kursejnë para dhe të reduktohen mbetjet.

Disa prej produkteve më të reja të Apple si iPad-ët e fundit kanë vendosur tashmë portën USB-C.

iPhone 14 është produkti i fundit që mund të karikohet me fishën Lightning dhe kjo mund të shënojë fillimin e fundit për këtë ekskluzivitet të Apple.

Nuk dihet ende nëse ky ndryshim do të aplikohet edhe për tregun global, por ka pak gjasa që gjigandi i teknologjisë të prodhojë një version të ri të celularit vetëm për kontinentin europian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protestë dhe tension në Durrës: Banorët takojnë Ramën, PD nuk u lejuar në takim

Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti...

Rrjedhja e çmimeve të iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max sjell disa lajme të mira

iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max do...

Tavë me Bamje dhe Oriz – Receta me Shijen e Mrekullueshme të Shtëpisë

Të pasura me vitaminë D, për të cilën trupi...

E keni ditur gabim! Pse nuk duhet vendosur asnjëherë akull aty ku jeni lënduar

Harrojeni atë që keni ditur deri më tani. Një...