Apple përgatit për vitin 2024, modelet më të mëdha të iPad Pro

Ata që konsiderojnë që modelet e Apple iPad Pro nuk janë mjaftueshëm të mëdhenj, duhet të presin deri në vitin 2024 për të blerë versione më të mëdha.

Analisti Ross Young pretendon se Apple po punon në modele më të mëdha të iPad Pro, por dallimi nuk do të jetë edhe aq i madh.

Fjala është për 11.1 dhe 13-inç iPad Pro OLED, i cili në treg mund të arrijë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Modelet aktuale të iPad Pro vijnë në dy madhësi, 11 dhe 12.9-inç. Duke marrë parasysh në dallim të vogël sa i përket madhësisë, mund të thuhet se modeli në ardhje nuk do të ketë kornizë më të madhe, por Apple do të rrit sigurisht ekranin duke e bërë kornizën paksa më të hollë për t’i dhënë më shumë hapësirë ekranit.

Megjithatë, dallimi kryesor mes modeleve “të vjetra” dhe atyre të rinj të iPad Pro do të jetë teknologjia e ekranit. Aktualisht 11-inç përdor ekranin LCD, derisa 12.9-inç iPad Pro do të ketë ekran mini-LED.

Young pretendon se versionet më të mëdha të tabletit do të posedojnë ekrane OLED. Thashethemet për ekranet OLED nga iPad qarkullojnë prej kohësh, por DigiTimes raporton se prodhuesit e ekraneve mini-LED janë fokusuar në industrinë automobilistike duke marrë parasysh faktin që Apple po kalon në OLED.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi