0.5 C
Tirana

Apple ia beson një shqiptareje projektin për makinën e saj elektrike

Më datë:

Korporata amerikane Apple Inc. ka rekrutuar një drejtuese shqiptare nga Ulqini që prej kohësh ka drejtuar kompaninë Ford Motor Co. në Shtetet e Bashkuara për të drejtuar përpjekjet në realizimin e makinës elektrike të kompanisë Apple.

Gjiganti i teknologjisë punësoi Desi Ujkashevic (Dezi Ujkashin) për projektin e makinës, raporton Bloomberg.

Ujkashevic kishte punuar për Ford që nga viti 1991, së fundmi ka shërbyer si drejtoreshë për sigurinë e mjeteve.

Drejtoresha me origjinë shqiptare ka punuar në modelet e Ford’s Escape, Explorer, Fiesta dhe Focus, si dhe Lincoln MKC dhe Aviator, sipas profilit të saj në LinkedIn shkruan Bloomberg.

Ajo gjithashtu ndihmoi në zhvillimin e automjeteve të reja elektrike për prodhuesin e automjeteve me bazë në Dearborn, Michigan.

Dhe Ujkashevic ka përvojë në trajtimin e çështjeve rregullatore, diçka për të cilën Apple ka nevojë në realizimin e projektit të saj të ardhshëm, makinës elektrike Apple.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...