14.5 C
Tirana

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit dhe bashkëshortes së tij, Argita Malltezit.

Vendimi u mor sot me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili rrëzoi ankimimin Jamarbër dhe Argita Malltezit, për heqjen e sekuestros preventive dhe vendosi që të miratojë vendimin e datës 27 tetor 2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Gjykata ka sekuestruar 25 pasuri të vajzës dhe dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të dosjes për aferën Partizani.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ndërkohë, Jamarbër Malltezi akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Deputetët, të mikpritur të kontribuojnë në fazën përmbyllëse të negociatave

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, në...

“Marrëveshje SHBA-Tajvan për mikroçipa, Pekini kundërshton”

Kina tha të martën se kundërshton “vendosmërisht” një marrëveshje...

Të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë dalin para gjykatës

Nën masa të larta të sigurisë u sollën sot...

“Laboratori i drogës në Krujë dhe trafiku i kokainës, SPAK prezanton akuzat për grupin”

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e...