10.5 C
Tirana

Apeli i GJKKO lë në burg Shefin e Rrugores Tiranë

Më datë:

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka. Ndërkohë, shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku do të qëndrojë në “arrest në shtëpi” për shkak të rrethanave familjare.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe zyrtarin tjetër të policisë Edison Tabaku u lëshua më 19 Prill të këtij viti. Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 Prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me 5 të plagosur në kryeqytet.

SPAK thekson se sipas informacioneve të siguruar nga BKH, ka rezultuar se oficerët e policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë Eurosh. Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë. 

Roven Zeka u emërua në krye të Policisë Rrugore të Tiranës në Dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka shërbyer në qytetin e Elbasanit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...