Ankaraja do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e Turqisë dhe të Qipros Turke

Më datë:

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne gjatë gjithë rrugës mbrojmë të drejtat tona dhe të drejtat e Qipros Turke. Ne po ashtu do të bëjmë atë që është e nevojshme kur ka veprime që do të dëmtojnë këto të drejta”, tha ministri Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media në kryeqytetin Varshavë me homologun e tij polak, Zbigniew Rau.

Duke theksuar se Turqia mbështet krijimin e një mekanizmi për të ndarë në mënyrë të barabartë mekanizmat rreth ishullit të Qipros, Çavuşoğlu shprehu shpresë se presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, do të “dëgjojë të dyja palët atje dhe do të japë këshilla miqësore” gjatë një vizite të tij të ardhshme.

Ai theksoi se arsyeja e tensioneve aktuale në rajonin e Mesdheut Lindor janë qëndrimet maksimaliste të Greqisë dhe administratës së Qipros Greke, si dhe shtoi se Turqia gjithmonë i jep përparësi diplomacisë.

“Së fundmi, për fat të keq, ka pasur disa veprime provokuese nga Greqia dhe pala e Qipros Greke. Anijet e tyre po përpiqen të hyjnë në kuadrin tonë kontinental”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se Turqia po merr hapat e nevojshme përballë kësaj.

Çavuşoğlu po ashtu theksoi propozimin e Ankarasë për një konferencë rajonale me qëllim për të bashkuar vendet e rajonit të Mesdheut, megjithëse ai tha se Bashkimi Evropian (BE) akoma nuk po përgjigjet. /aa

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...