14.5 C
Tirana

“Anëtaret e NATO-s bashkërisht do të vendosin për qëndrimin ose tërheqjen nga Afganistani”

Më datë:

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se vendimin për qëndrimin ose tërheqjen e ushtrisë nga Afganistani duhet bashkërisht ta marrin vendet anëtare të organizatës, transmeton (AA).

Kreu i NATO-s, Stoltenberg sot në Bruksel u takua me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croom. Në pyetjen e gazetarit mbi ardhmërinë e misionit të NATO-s në Afganistan, Stoltenberg tha se ky është një vendim i rëndë të cilin anëtaret e organizatës duhet ta marrin së bashku.

“Do të jetë një vendim i rëndë dhe do të ketë pasoja dhe sfida çfarëdo që të jetë”, tha Stoltenberg.

Ai pohoi se tërheqja nga Afganistani mund të rrezikojë procesin e paqes në këtë vend si dhe të gjitha arritjet e bëra në luftën kundër terrorizmit. Ai shtoi se në rast të një vendimi të tillë, Afganistani mund të bëhet edhe një herë një strehë e sigurt për terroristët.

Stoltenberg po ashtu pohoi se vendimi për të qëndruar në Afganistan mund të provokojë një intensifikim të sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s.

“Mesazhi im për aleatët e NATO-s është që ky vendim duhet të jetë i yni i përbashkët, çfarëdo që të jetë ai. Ne shkuam në Afganistan së bashku, ne punojmë së bashku dhe në kohën e duhur do të duhet të dalim së bashku”, tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje talebanëve në Afganistan që të përmbushin detyrimin për të ndërprerë lidhjet me të gjitha grupet terroriste dhe për të ulur dhunën.

E ardhmja e misionit të NATO-s në Afganistan do të jetë një nga temat në takimin e këtij muaji të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të kësaj organizate.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zelensky: Mbështesim çdo propozim të drejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ukraina është e gatshme të punojë drejt arritjes së...

Shkarkohet kryeprokurori i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga...

Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa pranë urës së Mifolit

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e...

Kallas: Që paqja të funksionojë, pakti duhet të përfshijë Evropën dhe Kievin

Bashkimi Evropian mirëpret përpjekjet e SHBA-së që synojnë t’i...